Gruaja dhuron fustanin e nusërisë e shoqëron me një letër prekëse

Gruaja dhuron fustanin e nusërisë e shoqëron me një letër prekëse

727
0

Një grua e cila ka shoqëruar me një letër fustanin e saj të dasmës të cilin e dhuroi për bamirësi ka emocionuar të gjithë ata që janë njohur me këtë histori.

Marjori Freeman e pa si të arsyeshme që përveç donacionit të shpjegonte edhe arsyen e një veprimi të tillë.

“Ky fustan është veshur me 6 prill, 1963. Ne urojmë dashuri dhe shumë vite të lumtura për atë që do e veshë. Pas 53 vitesh ne vazhdojmë të jemi bashkë. Marjory dhe Ken”, kishte shkruar Freeman.

Ajo ka shpjeguar se fustani kishte qëndruar për shumë vite në garderobë ndaj tani kishte ardhur momenti që dikush ta vishte. “Kisha menduar ta ruaja për fëmijët apo mbesat, por ata janë shprehur se nuk është e stilit të tyre”, është shprehur gruaja.

Fustani është shitur në ankandin i cili synon të mbledhë para për kancerin e gjirit me të cilin Marjorie është përballur 3 herë.