Lumturia është diçka që të gjithë përpiqemi për ta arritur, por ku vjen puna për ta gjetur lumturinë në marrëdhënie, është pak sa më e vështirë.
“Njerëzit ndihen më të lumtur kur ndihen të sigurtë dhe përjetojnë ndjenja të dashurisë. Kur ndjehemi të dashur dhe të sigurt, ndjehemi të lumtur dhe e kuptojmë emocionalisht më mirë se kush jemi”, thotë Jeanne Segal, autore e “Ndjehu i Dashur”.
Në marrëdhënie, ne mundohemi të gjejmë njerëz që do të na bëjnë të lumtur, por kemi stres, probleme me para dhe probleme tjera të përditshme që shkaktojnë pakënaqësi tek ne. Segal thotë se faktori i rëndësishëm për të qenë më i lumtur si çift është të kuptosh se çfarë e bën partnerin tuaj të palumtur, transmeton Gazeta Express.
Sondazhet kanë treguar disa çështje për të cilat çiftet grinden më së shumti dhe Segal thotë që njerëzit mbështeten në para (për shembull për të bërë dhurata) për t’i bërë partnerët të ndjehen më të lumtur. “Paratë ju ndihmojnë të shmangni palumturinë, por nuk e bën njëjtë me ndjenjën e sigurisë dhe përvojën e ndjenjës së të qenurit i dashur”, thotë ajo.
Fraza “grua e lumtur, jetë e lumtur” është gjithashtu mjaft e zakonshme, por një studim i kohëve të fundit tregon se martesa e lumtur varet nga lumturia e burrit. Segal shton se një marrëdhënie vërtetë e lumtur është rezultat i lumturisë së të dyve, si burrit ashtu edhe gruas.
Këtu i kemi mbledhur disa nga sekretet e të qenurit të lumtur në martesë apo lidhje:
1. Duhet të komunikoni më shumë mes vete
2. Duhet të dini si të reagoni kur partneri ka stres, apo ka probleme me punën. 3. Meditoni së bashku
4. Kuptojeni njëri-tjetrin
5. Flisni për probleme më shpesh dhe mos ngurroni
6. Kaloni më shumë kohë me njëri-tjetrin
7. Mos përdorni shumë telefonat tuaj, sidomos kur jeni me të në shtrat apo kur dilni me të
8. Mos përdorni barëra kundër stresit apo për gjumë, kur keni kokëdhimbje kërkoni nga partneri që të ju bëjë ndonjë masazh, është më mirë
9. Mos e lodhni shumë mendjen tuaj duke folur vetëm për gjëra negative
10. Bëni seks sa më shumë që mundeni, sepse seksi i rregullt ju bën që të ndjeheni më të sigurt dhe më të lumtur në lidhje /Gazeta Express