Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë mëngjes në maternitetin ‘Koço, Gliozheni’ në të cilin humbën jetën një nënë dhe foshnja e saj.
Kjo gjë ka prekur edhe këngëtaren shqiptare Aurela Gaçe. Fakti që është në pritje të fëmijës së saj të dytë, e ka emocionuar edhe më shumë këngëtaren. Ajo, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar e pikëlluar për lajmin.
“Kur nje nene pret nje femije, te gjithe e urojne “Shpetofsh ti e femija ” Eh….pa fjale. Dhimbje…Qofshin te parajses nena e bebja qe i ju pre jeta akoma pa e filluar
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Pa fjale…Duke qene se jemi vete ne ate qe quhet pritja me embel, ky lajm eshte shkaterrues. Pacin Fat e qofshin te shendeteshme gjithe ato nena qe sjellin ne jete nje jete tjeter”, shkruan Aurela.