Në kulmin e përplasjeve politike pas zgjedhjeve në Dibër dhe akuzave ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, vetë kryeministri ka zgjedhur që statusin e radhës në Facebook t`ia dedikojë pikërisht termit “Rilindje”, me të cilin realizoi dhe fitoi zgjedhjet e 2013-ës.
Rama ka postuar edhe një koperinë të një reviste “Rilindje” e cila mban vitin 1935, që sipas kryeministrit tashmë është mishëruar në veprim dhe përkushtim të një force politike.
“AMARCORD/ Fjalën Rilindje, as nuk e shpikëm, as nuk e tjetërsuam, thjesht e mishëruam në veprim dhe në përkushtim, duke e rikthyer nga një përkufizim arkivor dhe livresk, në aspiratën më domethënëse të Shqipërisë dhe Shqiptarëve”, shkruan Rama.