Ish-kryeministri Berisha është bërë protagonist sot në Parlament, teksa mbante fjalën e tij. Pasi akuzoi qeverinë për kanabisin, Berisha bëri diçka të papritur.
Ai vendos në Ipad-in e tij një parodi të Ismet Drishtit për Kryeministrin Rama dhe gjendjen e kanabisit në Shqipëri.
Kjo ka vënë në vështirësi Parlamentin dhe deputetët aty. Me gjithë insistimin e kryetarit të Kuvendit, i cili i tërhoqi vëmendjen Berishës se po shkelte rregullorën, ish-kryeministri nuk e ndaloi këngën parodi ndaj Ramës.
Mes deputetëve pati edhe shumë që vunë buzën në gaz. Më poshtë është parodia që vendosi Berisha në Kuvend.