Të kujt deputeti janë këto apartamente me vlerë 300 mijë euro?

Të kujt deputeti janë këto apartamente me vlerë 300 mijë euro?

491
0

foto-10

Që deputetët tanë në shumicën e rasteve janë shembulli më i keq i mundshëm i politikanëve kudo në botë, këtë e dimë mirë të gjithë edhe pse të shumtë janë ata që shpesh gënjehen nga fasada e mundohen t’i imitojnë politikanët tanë.

Përgjithësisht, në të gjithë botën ndodh që politikanët, qofshin këta deputetë, ministra diplomatë etj. etj., i hyjnë politikës në një moment kur janë të realizuar në jetën e tyre, kur kanë një lloj kapitali ekonomik, një lloj statusi shoqëror e social. Të tilla raste janë të shumta në botë, por jo në Shqipëri. Në vendin tonë ndodh krejt e kundërta. Këtu politikanët tanë hyjnë në politikë të varfër e të dërmuar nga ana ekonomike dhe kur dalin, edhe pse kanë një rrogë minimaliste gjatë kohës që ushtrojnë funksionin e politikanit, çuditërisht janë ekstremisht të pasur.

Një rast të tillë godet edhe gazetari Armando Maho, i cili ka ngeluri mahnitur nga pasuria e një deputeti të Partisë Socialiste. Sipas Mahos, personi në fjalë është shndërruar nga një njeri me opinga të grisura, në një person që blen mallra luksi si ora 70 mijë euroshe apo edhe apartamente me vlera marramendëse.

Ja çfarë shkruan gazetari në Facebook ndërsa i bashkangjit shkrimit të tij edhe një foto:

“Apartamentet e rrethuara ne foto banoret me thane se jane te nje deputeti e paepur te PS…Nje deputet, i cili ishte nga megafonet e vettingut… Nje deputet qe sle rast pa u marre me punet e te tjereve, i ardhur nga nje zone e thelle ne vitin 2005 kur e gjeti Nano dhe tashme sle llaf pa thene per te. Ka lene opingat dhe ble vetem mallra luksi, si psh ora 70 mije euro, sheh Bayernin ne stadium, eshte bere peshe e rende megjithese nuk ka deklaruar asnje biznes. Dy apartamentet i ka blere te kompleksi Abazi prane fidanishtes… Te dyja jane gati nga nje gjysem kati, dhe ne ate zone kane nje vlere te pakten 300 mije euro.. Ka ndryshuar strukturen e pallatit ne projektin fillestar pasi ne pjesen e ballkonit po ben shkallet dhe Dallandyshja nuk nderhyn. Ne fakt per Dallandyshen ky eshte brenda ligjit, perderisa ne pallatin Ngjitur ne maje te tarraces lejoi Sadriun te ndertonte jashte projekti dhe 1 mije metra katrore, pa leje te cilin do e ktheje ne hotel…
Por meqe jemi te vettingu do isha shume kurioz te dija, ky vlen vetem per ata qe hetojne se ata qe vjedhin kane dore te lire. Sepse me te njejten rroge sa merr nje deputet une kam shume kolege te mij, madje kane filluar pune qe kur ky deputeti i kendonte Enver Hoxhes, por qe se kane luksin te blejne duplexe ne qender te Tiranes, se kane luxin te shohin Bayernin madje ropaten qe te paguajne kredi per shtepite qe kane blere tek Unaza e Re apo ne ndonje periferi tjeter. Qe b… Lepirja eshte ne leverdi, sidomos ne kete Shqiperine tone kete e kemi ditur, por qe te kalosh opinga tek duplexi duhet ta kesh bere gjuhen leter zmerile… Ah se harrova, ky eshte nga ata qe do me shume Partine se Shqiperine, eshte krenar qe eshte Rilindas… Paska pas te drejte..”