Beteja për audiencën, e shtuna, dita kur ndeshin “brirët”, Klani, Topi dhe...

Beteja për audiencën, e shtuna, dita kur ndeshin “brirët”, Klani, Topi dhe Vizioni

636
0

image-36

E shtuna e kësaj jave do të nisë një sfidë për televizionet shqiptare. Tre emisione do të konkurrojnë me njëri-tjetrin në të njëjtin orar me formate krejtësisht të ndryshme, por luajnë me temat e preferuara të publikut shqiptar: historitë njerëzore, dhe satirën.Top Channel shfaq për herë të parë ‘Dua të të bëj të lumtur’, që rikthen Arbana Osmanin shtatë muaj pas ‘Në 1 javë’. Emisioni i saj i ri do të përcjellë historitë e vërteta të shqiptarëve; ata që duan të kërkojnë falje; ata që duan të shprehin dashurinë, dhimbjen, vuajtjet. Ndaj kjo verë ka qenë plot udhëtime brenda e jashtë vendit për Arbanën, çka premton shumë surpriza. ‘Dua të të bëj të lumtur’ është varianti shqiptar i ‘C’e Posta Për Te’, të Maria De Filippi-t, një prej formateve më të suksesshme në Itali.

Ndërkaq, televizioni Klan sjell këtë të shtunë premierën e ‘Xing me Ermalin’, që është përfolur shumë në media pas largimit të Ermal Mamaqit nga Digitalb, ku drejtoi me sukses ‘6 Ditë pa Ermalin’. Emisioni i ri do të sjellë plot ‘gallata e gjëra’ siç ka paralajmëruar Mamaqi në spotin e ‘Xingut’, duke lënë të kuptohet se të ftuarit do të priten me satirë dhe batuta, në stilin e emisionit të mëparshëm.

Vizion Plus do të rinisë në tetor ‘Al Pazarin’ me Agron Llakajn. Prej shtatë sezonesh, spektakli i humorit ka fituar audiencën e vet, ndonëse përgjatë katër viteve nuk ka hasur konkurrencën e televizioneve të tjera publike, duke qëndruar shumicën e kohës i vetmi spektakël në këtë fashë orare.

Nga ana tjetër, duke qenë se satira ndërthuret me aktualitetin, të ftuarit janë personazhe shumë të përfolur mediatikisht dhe moderatori është një prej tyre, ‘Xing me Ermalin’ do të jetë një kundërshtar i fortë të shtunave mbrëma./Anabel/