VIDEO/ Nëna e Anit: “Lindi me vaginë, por më dhunon kur i...

VIDEO/ Nëna e Anit: “Lindi me vaginë, por më dhunon kur i them që është vajzë”

777
0

nena-e-anitHistoria e një fëmije 9-vjeçar me çrregullime të gjinisë dhe autizëm i bërë publik sot në emisionin “Me zemër të hapur” nxjerr në pah pamundësinë e një nëne për të kuruar fëmijën e saj.

Sot, në ditën e parë të shkollës, ajo apelon se fëmija është i dhunshëm, por deri më tani, ndonëse këto shqetësime i ka shfaqur edhe në shkollë, askush nuk ka marra masa për një trajtim më të specializuar.

Gerta, nëna e Anit, tregon se që në moshën 5-vjeçare, fëmija i saj, i lindur vajzë hodhi tej fustanin për te deklaruar se ndjehej djalë. Por si të mos mjaftonte kjo, nëna u përball me agresivitetin e tij sa herë përpiqej që ta bindte se kishte lindur vajzë.

“Nëse i them je vajzë ajo më dhunon, ka ardhur komshiu më ka shqyer derën, më ka rrahur barbarisht…më ka tërhequr zvarrë prej flokësh”,¬ tregon nëna.

“Ani do të jetë i pari në shkollë, në shoqëri, e kemi çuar edhe në patinazh. Instruktori thotë që është i pari, e kemi çuar në basketboll donte të ishte kapiten gjithë kohës…Shfaqte edhe aty shenja agresiviteti”, tregon nëna mes lotëve.

“Kam bërë gabim mami, ma jep koka lart. Problem të madh e kam, i rri nga mbrapa nuk e lë asnjë sekondë vetëm, por nuk mundem gjithë kohës”, vijon ajo.

Nëna thotë se ankesat e prindërve të tjerë për Anin janë bërë të shpeshta, aq sa ajo nuk do si ta përballojë më: “Në klasë, ka prindër që thotë nuk i çojmë më fëmijët në shkollë për shkak të dhunës së tij”

Keni folur për ndryshimin e gjinisë me të dhe kur?

Kur refuzoi të vishte fustanin dhe më tha që ndjehej djalë, ishte 5-vjeç.

U gëzova shumë për ty i thashë kur linde vajzë se ti je gocë…më thotë që ndjehem çun, flet me fjalë të mëdha jo si të ishte 9-vjeç.

Si e trajtoni?

Nëse i them je vajzë ajo më dhunon, ka ardhur komshia më ka shqyer derën pasi Ani më ka rrahur barbarisht…më ka tërhequr zvarrë, për flokësh…

Çfarë thonë mjekët?

Përveç dhunës e kanë shtruar në spital për mbipeshën. Janë mbledhur në konsultë dhe më kanë thënë që fëmija nuk ka mitër, ka vaginë, por jo mitër… Ata nuk e kanë zbuluar ende të saktë, por më thanë që mund të ketë të fshehur një organ mashkullor që duhet vënë në pah me operacion. Ai nuk dallon nga djemtë dhe pamja…

Ai ashtu më thotë, ndjehem djalë! Meraku juaj kur u regjistrua në shkollë, si kanë kaluar këto vite? Kam qenë e kujdesshme që në nisje, tregova problemin mësuesja më tha mos ki merak..Ajo më pas e ka dhunuar në klasë…me pëllëmba.

Mësuesja: Ani dy tre muajt e fundit ngacmonte fëmijët e tjerë..Do që t’i qëndrosh tek koka. U bë problem edhe në Drejtori Arsimore, aty vinte psikologia për dy muaj, por gjatë kësaj kohe nuk shfaqi probleme. Nuk e do as mamin që t’i rrijë tek klasa..nuk e di çdo bëhet me këtë fëmijë… /Balkanweb/