Vazhdon të jetë e komentuar përleshja e dy reperëve të njohur Cozman dhe Noizy, e cila ndodhi gjatë pasditës së stome në “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë.
Gjatë përleshjes ata nuk kanë qenë vetëm, pasi Telegrafi ka mësuar se pranë tyre kanë qenë edhe reperi Skivi bashkë me stërmbesën e Skënderbeut, Sophie Kastrioti.
Sipas dëshmitarëve Skivi ishte ai që debatoi me Noizyn dhe u fjalos, teksa ishte nën shoqërinë e Sophie dhe pianistit të saj.
Mësohet se Noizy është lëshuar nga QKUK duke u nisur drejt dy koncerteve të tij, gjersa reperi Cozman po mbahet ende në stacion policor.