Mediat e rajonit kanë publikuar disa foto, ku tregojnë grafinë që Noizy ka bërë në spitalin e Prishtinës pas përleshjes me armë. IndeksiOnline shkruan se Noizy është plagosur në prapanicë dhe në grafi dallohet plumbi. Reperi u dërgua në QKUK, ndërsa në fotot e publikuara dallohet plumbi në pjesën e pasme të trupit.
I pyetur nga gazetarët nëse ishte mirë me shëndet, Noizy ka thënë se gjaku në rrobat e tij nuk ishte i tiji dhe se ai është shumë mirë.
Arma e përdorur në këtë përleshje është e tipit 6.35.