Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në hotelin Swiss Diamond në qendër të Prishtinës, mëson Gazeta Express. Noyz dhe miqtë e tij janë përleshur me anëtarët e Babastar. Janë përdorur edhe armët e zjarrit, me ç’rast një preson është plagosur, raporton Express.
Gazeta Express mëson se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pasi që miq të reperit Noyzi kanë filluar ta tallin Skivin e Babastar posa e kanë parë në holl të hotelit.
“Skivi duket se është ndjerë i ofenduar dhe disa minuta më pas është kthyer në hotel bashkë me anëtarë tjerë të Babastar”, ka treguar burimi i Gazetës Express.
Aty ka pasur edhe shkëmbime me armë zjarri.
Nga burime të Indeksonline është kuptuar se Noizy është i plagosuri në fjalë i cili është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.
Të shtëna armësh kanë filluar pas një përleshje ndërmjet reperit Noizy dhe Cozman.
Të dy reperët gjendeshin sot në parkingun e hotelit ‘Swiss’ në Prishtinë ku edhe kishte filluar përleshja.
Ndërsa në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur emergjenca dhe Policia e Kosovës, raporton Indeksonline.