Yjet që u tradhtuan nga njerëzit më të afërt

Yjet që u tradhtuan nga njerëzit më të afërt

440
0

aniston-reynolds-angelina-780x439Sa herë keni dëgjuar se yjet e famshëm janë njerëz të thjeshtë sikurse ne, por të cilët bëjnë një punë më ndryshe. Kjo është e vërtetë, por deri diku. Të famshmit e dinë se tërë jetën duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se edhe rrethi më i ngushtë do t’i tradhtojë për shkak të parave dhe famës. Interesi dhe paraja shpesh i shndërron njerëzit në “grabitqarë” dhe “bisha” dhe këto yje e kanë kuptuar nga dora e parë.

Aktori Ryan Reynolds kishte hequr dorë nga shoku më i ngushtë i fëmijërisë, pasi kishte mësuar se ai kishte shitur fotografitë private të fëmijës së tij, shkruan Zëri. Kur është pyetur nga gazetarët se për çfarë e ka bërë shoku i tij këtë, ai është përgjigjur: “Vetëm për shkak të parave. Ka menduar se nuk do të kapej kurrë. Por njerëzve të cilëve ua dërgoj fotot e tilla, janë të paktë, vetëm miqtë dhe familjarët e ngushtë”.

Jennifer Aniston me siguri ka përvojën më të tmerrshme në mesin e kolegëve të saj, sepse tradhtinë e ka përjetuar nga mamaja e saj. Ajo kurrë nuk ka qenë e afërt me nënën e saj, Nancy Dow. Jen nuk ka folur prej dekadash me mamanë e saj, deri kur ajo ka ndërruar jetë, pëershkak se Nancy ka botuar librin “From Mother and Daughter to Friends: A memoir”, ku flet për raportet e saj me vajzën si dhe detaje nga jeta intime e Jenniferit.

Edhe Angelina Jolie kishte prishur raportet me babanë e saj, John Voight, për shkak se ky i fundit kishte zbuluar për mediat detaje nga jeta intime e bijës së tij.