Këto pamje apokaliptike tregojnë se si mund të jetë bota pas 13 vjetësh.
Pamjet janë krijuar duke u bazuar në një program kompjuterik të Xbox, “Deus Ex-Mankind Divided”.
Në krijimin e këtyre pamjeve janë marrë në konsideratë ndryshimet klimaterike, luftëra të mundshme apo revolta popullore.
Në foton e parë shihet Londra në vitin 2029, e mbytur nga smogu dhe dielli që duket i kuq.
Më pas vijnë qytet si Blekpuli, Sidnej, Stokholm, Rio de Janeiro e ndryshuar totalisht dhe Parisi me Kullën Eifel futuristike.
Më pas vjen një pamje e Barcelonës dhe Moska e zotëruar nga bandat që do të rrëzojnë pushtetin.
Në fund shihet Ura e Londrës dhe Porta e Brandenburgut në Berlin.