Televizionet dhe radiot, së shpejti, do të duhet të paguajnë për cdo lëshim të këngëve, duke qenë se Shoqata e Autorëve, Producentëve dhe Interpretuesve të Kosovës po u kërkon medieve audio-vizuele të mos i shfrytëzojnë më, falas, produktet e tyre.
Në fakt, ky lloj asociacioni, po insiston, duke u thirr në respektim të ligjit për të drejtat autoriale, që TV-të dhe radiot t’ia paguajnë, 6% dhe 8%, respektivisht të të ardhurave vjetore.
Drejtuesit e medieve radiove thanë se tarifa prej 8% do t’i dëmtojë shumë dhe mund t’i falimentojë.
E një propozim që mori pajtimin e shumicës së radiove dhe televizioneve lokale ishte ai që tarifat për APIK të mos jenë 8%, e as 6%, por vetëm 3% të të hyrave vjetore të këtyre medieve. /KlanKosova