VIDEO/ Berishën e lënë pa ujë në Kuvend, shihni kujt ia merr

VIDEO/ Berishën e lënë pa ujë në Kuvend, shihni kujt ia merr

497
0

berishaGjatë seancave parlamentare bie në sy fakti se kur ish-kryeministri Sali Berisha flet në podiumin e fjalimeve, konsumon shumë ujë. Shërbimi i Kuvendit e ka për detyrë që në podium të vendosë një shishe ujë për cdo folës të radhës.

Në nisjen e sesionit të ri parlamentar të Vjeshtës, ish-kryeministri mori fjalën dhe pasi disa minutash vuri re që në podium mungonte shishja e ujit. Berisha, ndërpreu fjalën, zbriti nga podiumi, shkoi tek krahu i djathtë i parlamentit, konkretisht deputetja Tabaku, mori një shishe ujë dhe u ngjit në podium, ku rimori fjalën, duke shuar etjen herë pas here me shishen e ujit të marrë ‘hua’. Kështu dhe në fund të fjalimit, ku teksa zbriti nga podiumi, u kujtua që harroi shishen. U rikthye dhe mori shishen e ujit që kishte harruar.

Vihet re se shishja nuk i kthehet Tabakut, sepse Berisha do ngjitej sërish në podium për të folur për çështje të tjera.

Ish-kryeministri Sali Berisha është një ndër deputetët që flet më gjatë në Parlament. Sipas statistikave më të fundit nga një Institut Politike, Berisha gjatë sesionit të kaluar ka konsumuar minutazhin më të madh të fjalimeve, duke u renditur në vendin e parë