A është kjo fotoja që tregon se Michael Jackson është gjallë?

A është kjo fotoja që tregon se Michael Jackson është gjallë?

588
0

14730030852

Kjo foto e publikuar nga vajza e Mbretit të Popit, Michael Jackson, ka ndezur reagimet e fansave dhe pikëpyetjen nëse është apo jo këngëtari i ulur në sediljen e pasme.

Në foton e publikuar nga 18-vjeçarja Paris Jackson në Instagram, në sediljen e pasme dallohet një siluetë e cila krijon një ngjashmëri të madhe me atë të Mbretit të Popit.

Kaq është dashur që fansat e tij të fillojnë të besojnë se ai është gjallë, shumë prej të cilëve komentonin se prej kohësh kanë pasur bindjen se “Mbreti” është gjallë.

Por jo të gjithë duket se bien dakord me këtë teori, duke komentuar se nëse aty do të ishte me të vërtetë këngëtari i ndjerë, Paris Jackson nuk është aq budallaqe sa ta publikonte këtë foto.