“Part time DJ dasmash” , ja e vërteta e fotos me makinën...

“Part time DJ dasmash” , ja e vërteta e fotos me makinën e Policisë

600
0

14237523-10154096465793371-2774478851037392410-n_1473000429-9337502-450x450

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Ardian Kodra u përcoll dje në banesën e fundit nga miq, familjarë, kolegë e drejtues të lartë të policisë së Shtetit.

Ai ra në krye të detyrës gjatë një aksioni të ndërmarrë në fshatin Torovicë të Lezhës për kapjen e një personi që kishte qëlluar me armë zjarri nga banesa e tij.

Me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, efektivi Kodra u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Por në rrjetet sociale, një foto e makinës së policisë e cila mban në pjesën e karrocerisë dy bokse të mëdha për muzikë. Menjëherë kjo foto është ironizuar me shprehjen “Part Time Dj Dasmash”.

Gazeta “Express”, mëson nga Ministria e Brendshme për rastin në fjalë se makina e Policisë mbante pajisjet që luajtën muzikën funebre që shoqëroi për në banesën e fundit efektivin e rënë në detyrë.