Kantautori i njohur Kastro Zizo, emri i vërtetë i të cilit është Klevis Bega, ka qenë kohët e fundit në fokus të mediave rozë.
Duket se Kastron e kanë zënë hallet. Në një foto të postuar në Instagram, ai shkruan: “Më pak tatoo, më pak halle”. Nuk dihet shkaku se për cilën tatuazh është penduar këngëtari. Mos ndoshta ka të ‘pikturuar’ fytyrën apo emrin e ndonjë vajze që tashmë nuk ‘ekziston’ më në jetën e tij? Këtë kureshtje mund të na i shuajë vetëm Kastro Zizo.