Një emigrant shqiptar ka kryer një akt vetëvrasje ditën e sotme në Aeroportin e Rinasit, teksa ka hipur në një lartësi të konsiderueshme dhe është hedhur që andej.
Veprimi i tij ka ngjallur edhe panik mes udhëtarëve.
Burime nga policia thonë se shqiptari është 35-vjeçar dhe banonte në Mynih të Gjermanisë.
Ai sapo kishte mbërritur nga Gjermania me avion dhe ka kryer aktin e vetëvrasjes.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur është dërguar në spital i pajetë.