Shqipëria nderohet me Medaljen e Argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët.
Kryeministri Edi Rama thekson se revista prestigjioze britanike “Wanderlust” akordon çmimin përmes një votimi publik, duke e vlerësuar Shqipërinë si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë e pasur kulturore.
“Lajm i bukur nga “Wander Reader Travel Awards” në Londër ku #ShqipëriaTuristike është nderuar me Medaljen e Argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve që revista prestigjioze britanike “Wanderlust” akordon përmes një votimi publik, duke e vlerësuar vendin tonë si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë e pasur kulturore”, shkruan Rama.