Gjermania mund Holandën në “Klasiken Europiane”, Ukraina ndal Çekinë, fitore dhe për...

Gjermania mund Holandën në “Klasiken Europiane”, Ukraina ndal Çekinë, fitore dhe për Italinë e Francën

13
0

Liga e Kombeve ka vijuar me sfidat e saj mbrëmjen e sotme, ku emra të mëdhenj europianë zbritën në fushën e lojës.Gjermania ka mundur me rezultatin 1-0 Holandën në një “klasike europiane” të luajtur në Mynih, ku vendosi goli i debutuesit Leweling në minutën e 63’, duke ruajtur kreun e Grupit A3 me 10 pikë.Në Grupin A2 Franca arriti një fitore të vuajtur përballë Belgjikës në transfertë me rezultatin 1-2, teksa “Gjelat” u detyruan ta mbyllnin ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Tchouamenit në minutën e 76’. Po në këtë grup, Italia arriti një fitore me “poker” brenda në shtëpi përballë Izraelit, duke qëndruar në krye të grupit.Në Ligën B, Ukraina barazoi me Çekinë, duke mbajtur të hapur garën në Grupin B1, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria.Në Grupin B4, Turqia mundi me përmbysje Islandën me rezultatin 4-0, ndërsa Uellsi fitoi minimalisht përballë Malit të Zi.

Në Ligën C, Sllovakia triumfoi në transfertë me Azerbajxhanin 1-3, ndërsa Suedia ruan renditjen në Grupin C1 pasi fitoi 0-3 përballë Estonisë.

 

REZULTATET:

 

LIGA A – GRUPI 2

 

BELGJIKË 1-2 FRANCË

 

Openda 45+3’ / Kolo Muani (P) 35’, 62’

 

GOLI I PARË I KOLO MUANIT (VIDEO)

 

GOLI I OPENDËS (VIDEO)

 

GOLI I DYTË I KOLO MUANIT (VIDEO)

 

ITALI 4-1 IZRAEL

 

Retegui (P) 41’, Di Lorenzo 54’, 79’, Frattesi 72’ / Abu Fani 66’

 

LIGA A – GRUPI 3

 

GJERMANI 1-0 HOLANDË

 

Leweling 63’

 

GOLI I LEWELING (VIDEO)

 

BOSNJE & HERCEGOVINË 0-2 HUNGARI

 

Szoboszlai 38’, (P) 50’

 

LIGA B – GRUPI 1

 

UKRAINË 1-1 REP. ÇEKE

 

Dovbyk (P) 53’ / Cerv 18’

 

LIGA B – GRUPI 4

 

ISLANDË 2-4 TURQI

 

Oskarsson 3’, Gudjohnsen 83’ / Kahveci 62’, Calhanoglu (P) 67’, Guler 88’, Akturgoklu 90+5’

 

UELLS 1-0 MALI I ZI

 

Wilson (P) 36’

 

LIGA C – GRUPI 1

 

AZERBAJXHAN 1-3 SLLOVAKI

 

Bayramov 38’ / Mammadov (A.G) 15’, Haraslin 75’, Duris 86’

 

ESTONI 0-3 SUEDI

 

Nanasi 29’, 37’, Gyokeres 66’

 

Top Channel