“Prindërit e prisnin të kthehej, djalin e vranë me 2 plumba”/ Vepra...

“Prindërit e prisnin të kthehej, djalin e vranë me 2 plumba”/ Vepra e Artistit të Popullit” Selim Hasani në “Autoktonus”

61
0

Selim Hasani qysh kur ishte i vogël mësoi nga rapsodët e fshatit këngë e vargje të cilat në Brataj kanë qenë traditë. E ëma, Haxhika, ishte bijë nga fisi i Broke ishte një këngëtare dhe valltare e dëgjuar në fshat. Ajo së bashku me djalin e madh Maton hiqnin valle e këndonin shpesh nëpër dasma e gosti.

Ndërsa Selimi i thurte dhe i interpretonte me zërin e tij. Haxhika ka qënë edhe një vajtonjëse e mirë. Disa nga ligjërimet e saj janë të dëgjuara në tërë krahinën e Mesaplikut. Një traditë apo zakon ky në labëri që i ka bërë të dallueshme gratë e labërisë nga ato të krahinave të tjera. Një ndikim të madh te përgatitja e Selim Hasanit ka luajtur i vëllai i tij Mato Hasani . Në shumë sebepe Matua ngrinte këngën dhe Selimi e pasonte me vargje të tjera, duke u stërvitur pas tij. Në Brataj ka qenë traditë bejtja e cila është forma më e mirë autoktone për të pasqyruar traditën dhe doket e zakonet e kësaj krahine me popullsi vendase.

Jeta dhe organizimi familjar në familjen e Selim Hasanit vinte natyrshëm, shumë thjeshtë dhe pse në kushte ekonomike shumë të vështira asaj kohe. Po të bësh një analizë përmbledhëse të asaj çfarë ka lënë pas Selim Hasani, gjen brenda veprës ngjarje tragjike të kohës, njerëz të trishtuar, të vuajtur madje me lot të ngrirë në sy për humbjen e njerëzve të dashur në beteja e në luftime për mbrojtjen e kufijve.E tillë është tragjedia e vdekjes së djalit të rapsodit Selim Hasani i cili asaj kohe ishte në ushtri dhe kishte planifikuar që për festimet e festës së Drashovicës ai të ishte i pranishëm, madje kishte kërkuar edhe leje për tu kthyer ne këtë festë qoftë edhe pak orë. Në atë festë të madhe nuk e prisnin vetëm bashkëfshatar e njerëz të pranishëm por bashkë me babanë e tij Selim Hasanin ishte dhe e fejuara e tij. Rapsodi Selim Hasani respektohej e vlerësohej edhe nga qeveria e asaj kohe. Selimi i kishte përgatitur të gjitha këngët që do tu dhuronte qeverisê, miqëve, shokëve dhe bashkëfshatarëve. Ai nuk e dinte ende se çfarë gjëme do të pllakoste shpirtin e tij dhe familjen. Hitua djali i tij u anulua ardhja për në festën e Drashovicês pasi duhet të ruante dhe luftonte për të mbrojtur kufirin nga diversantët. Njê breshëri plumbash ja përshkroi trupin, ishin çastet e fundit të tij.

 

 

 

 

Aty në atë lëndinë mbylli sytë për herë të fundit. Lajmi kishte mbrritur shpejt tek festimet, ishte njoftuar qeveria, të pranishmit. Vetëm Selimit nuk i kishin thënë gjë. Festa mbaroi dhe Selimit i treguan se djali i tij nuk jetonte më dhe se arkmorti ishte duke ardhur. Selim Hasani si një burr nga labëria i rritur mes forcës dhe guximit, zemra e shpirti i qante dhe i menjëhershëm qe reagimi vajtues i tij:

 

Në Drashovicë bëhej festimi

Vjen i vrarë Hito Selimi

Në s’besoni dilni shihni

Plot me gjak mbushur qefini…

 

“O djal se prandaj të kisha rritur” ishin këto vargjet që babai i Hitos së vrarë nxori nga shpirti për djalin. Nëna e Hitos Safa ishte në shtëpi dhe asgjë nuk dinte për fatin e djalit. Ajo dinte vetëm që i biri atë ditë do të vinte dhe si një nënë e mirë kishte përgatitur ato çfarë ndodheshin asaj kohe për ta gostitur…

Në luftën e Drashovicës në shtator të vitit 1943 kishin zënë pozicion nga ana e mullirit të Drashovicës. Ai u plagos rëndë nga mortaja. Së bashku me disa djem e mbështollën me një velenxë e hipën në një mushkë, e çuan në Lapardha e pastaj në spitalin e Mesaplikut. Ai ishte trim dhe këtë trimëri e shoqëronte gjithnjë edhe me një humor të hollë.

 

DHIMITER SHUTERIQI LA PËRSHTYPJET MBI SELIM HASANIN SI NJERI DHE POET

 

Të shkruash për një këngëtar popullor si Selim Hasani i Bratajt, është, më se një kënaqësi, është një detyrë. Eshtë një kënaqësi sepse ai u radhit midis përfaqësuesve më të shkëlqyer të folklorit shqiptar të shekullit tonë, i njohim apo nuk i njohim me emër ata, të cilët shpesh mbeten anonimë. Është një detyrë, sepse, gjithkush mund të mësojë shumë nga krijimtaria e tij, veçanërisht kur është letrar, apo kur merret me historinë e krijimtarisë letrare. Unë kam patur fatin të takohem dy a tri herë me Xha Selimin, ndonëse jo gjatë, këtu në Tiranë, (në Lidhjen e Shkrimtarëve). Kam lexuar me admirim të veçantë përmbledhjen e disa këngëve të tij të botuar shumë vjet më parë. Kam mbledhur këngë, që dihet se janë të tij, në krahinën e Kurveleshit apo gjetiu. Këto kanë mbetur takime të paharruara për mua me Xha Selimin dhe me artin e tij. Kur u bë së pari anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, dhe ky qe një nder i vërtetë për organizatën tonë që të kish në radhët e saj edhe një këngëtar popullor të atij kalibri..