Mbrojtësi i Shqipërisë pëlqehet nga Juventusi, drejtuesit bardhezinj do ta ndjekin sonte...

Mbrojtësi i Shqipërisë pëlqehet nga Juventusi, drejtuesit bardhezinj do ta ndjekin sonte në stadium kundër Çekisë

37
0

Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli e ka nisur në mënyrën më fantastike sezonin e ri me Empolin.ismajli.38460Ai gjithashtu po tregon një formë shumë të mirë edhe me Kombëtaren. Sipas medias italiane “Tuttosport”, ai është vënë në radarët e Juventusit. Bardhezinjtë janë në kërkim të një mbrojtësi pas dëmtimit të brazilianit Bremer dhe duket se zëvendësuesi më ideal është shqiptari. Të dërguarit e Kristiano Xhuntolit e ndoqën live gjatë ndeshjes Lacio-Empoli dhe të njëjtën gjë do ta bëjnë sonte në ndeshjen Çeki-Shqipëri në Pragë. Ismajli ka lënë tashmë një përshtypje të mirë ndaj tyre, por sonte duhet të shfaqë më të mirën nga vetja për ti bindur. Dhe ndoshta mbrojtësi shqiptar në janar mund të jetë pjesë e Juventusit.