Nga tapeti i kuq i Hollywoodit i serialit të famshëm Baywatch ...

Nga tapeti i kuq i Hollywoodit i serialit të famshëm Baywatch në një endacake : Loni Willison -Kam një vit pa u larë: E vetmja mënyrë për mos tu sulmuar dhe përdhunuar.

70
0

Ajo u lind në vitin 1983 në Hemet në Kaliforni mori pjesë në shumë pasarela dhe revista mode ku fama e saj u përhap kudo dhe u bë e famshme falë fizikut të saj mbreslënës të palestruar në serialin më të famshëm në vitet 2000 Baywatch.Pas një kohe të bukur xhirimesh dhe lidhjes midis tyre ku u njohën po në këtë serial me djalin simpatik i cilësuar si ylli Baywatch, lindi një dashuri si në përralla me Jeremy Jackson e cila u kurorzua me martesë në Laguna Beach në 2012 ku dhe u ndanë dy vjet më vonë.Është gjithmonë mbresëlënëse të dëshmosh shëmbëlltyrën e të famshëmve që kalojnë nga pasuria në lecka. Por kur kalojmë nga tapetet e kuq ndërkombëtarë në kërkimin e plehrave nga uria, arrijmë në mosbesim. Në fakt, duket e pabesueshme të krahasosh imazhet e vjetra të bukuroshes Loni Willison, ish-bashkëshortes së yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, me ato aktuale që e shohin atë në rolin e një gruaje të pastrehë të detyruar të flejë në rrugë.Loni mbi çdo gjë dhe përtej famës na bën të mendojmë se kishte dinjitetit që është me të lindur jo i fituar nga jeta që mund të bësh,udhëtimi i saj ishte i paparashikueshëm para dhe pas divorcit.Ajo bënte jetën e saj si modele kontrata të reja pune ,famë ,pasarela, autografe , ku provoj dashurinë e fortë për ish burrin e saj Jeremi Jacskson.Dita ku ajo u shemb ishte kur menaxheri i saj,i thotë se një klient i pasur i kishte kërkuar të ishte pjesë e një feste private si modele,që kishte organizuar ai në një nga ambjentet ku do të bëhej festa.Ajo shkoj dhe kur klienti i pasur e pa u mahnit,nga bukuria e saj dhe se i kërkoj favore seksuale ku i cënohej identiteti i saj femëror.Ajo e refuzoj ,ai e rrahu dhe me pas i kërkoj menaxherit të saj që ta pushonte nga çdo lloj aktiviteti,dhe largimin e saj prej agjensisë së tij.Ajo pësoj një depresion të thellë,ku u detyrua të shkëputej nga jeta reale.Të gjithë e kërkonin ajo shmangu telefonin dhe kontaktet me çdo pjesë të botës që ishte e interesuar për të. Një ish-modele e martuar prej dy vitesh me yllin e “Baywatch”, Jeremy Jackson, ajo u pa në plazhin e Venecias,në Los Anxhelos Californi ku jeton si një endacake. Ajo ishte gjurmuar tashmë dy vjet më parë nga një mikeshë e  saj , por kishte refuzuar çdo ndihmë, duke preferuar të rikthehej në rrugë. Dy vjet më parë, rasti i Loni Willison bëri xhiron e botës: ish-modelja e mësuar me pasarelat dhe kopertinat.Gruaja e Jeremy Jackson, një prej yjeve të Baywatch, ishte rishfaqur nga askund, duke u ridalur nga lagjet e varfra të Los Anxhelosit, ku të jetuarit nuk është në mundësitë e të gjithëve. E reduktuar në një grua të pastrehë, në grahmat e varësisë nga droga.Loni ishte i panjohur, fantazma e bukurisë së lakmueshme dhe të tonifikuar që kishte shfaqur deri disa vite më parë. Një mikesha e saj,e gjen aji ishte  Kristin Rossetti, gjithashtu një ish-modele, i ofron ndihmë: e çon në një hotel ku Loni ha, lahet,e  ndërron dhe kontrollohet nga një mjek. Në një intervistë ajo thotë se u largua nga shtëpia pasi u kërcënua me vdekje nga ish-bashkëshorti. Rrihej vazhdimisht dhunohej ku Jeremy u përpoq edhe ta mbyste ,lidhej me litar për orë të tëra ,kur jetonte me të para divorcit.Ajo pas largimit dhe divorcit  përpoq të fillonte një jetë të re: gjeti punë në një qendër kirurgjie estetike, por e pushuan menjëherë. Ajo  provon sërish me një agjenci imobiliare, por pavarësisht premtimeve nuk do të shohë kurrë një dollar. Ajo e kupton që bota i ka kthyer shpinën: pa më para për të paguar qiranë dhe asgjë tjetër për të shitur, ajo përfundon në rrugë, duke fjetur mes mbeturinave dhe kartonit. “Unë nuk u lava për një vit dhe ata vodhën atë pak që më kishte mbetur nderi.”thotë ajo

Dy vjet më vonë, Loni Willison është rishfaqur, duke i treguar edhe një herë botës se situata nuk ka ndryshuar, nëse asgjë po shkon drejt një fundi që duket tashmë i shkruar. Ata fansat e saj e njohën atë përsëri, këtë herë në Venice Beach, dikur një vendpushim i famshëm bregdetar ndër më të famshmit në Los Anxhelosin e pamasë dhe tani një lloj strehimi për të gjitha llojet e njerëzve të papërshtatshëm. Ata gjithashtu e pyetën se si po shkon, dhe ende duke treguar një ndjesi krenarie ajo u përgjigj: “Unë jam mirë”. Nuk është e vërtetë dhe mjafton t’i hidhni një sy fotove për ta kuptuar: ajo është e hollë, pa dhëmbë, e ndyrë, e mbuluar me plagë.Por në planin afatgjatë, protesta mbarëbotërore e shkaktuar nga ato foto e kishte bërë atë të dëshironte të zhdukej nga radarët, duke gjetur strehë në ato periferi të braktisura nga gjithçka dhe nga të gjithë, ku as fotografët më të guximshëm nuk përpiqen të hyjnë.

Ajo thotë disa herë se ka pësuar dhunë dhe kur ish-bashkëshorti i saj përfundoi  në stuhi për një qasje jo elegante ndaj një konkurrenteje në reality show Celebrity Big Brother UK, ku merr pjesë edhe ai, ku pati një tjetër histori. Jackson ish burri i saj mohon gjithçka, por në vitin 2017 ai përfundoi në burg për therje me thikë një gruaje pas një tentative përdhunimi.

Një e kaluar që nuk shqetëson më çfarë ka mbetur nga Loni, 37 vite që duken si shumë të tjera dhe vetëm një kërkesë: mos më ndihmo, të lutem. I mjafton jeta e pastrehë dhe ajo është e bindur se mund të dalë nga varësia ndaj metamfetaminës. “Kam mësuar të jetoj vetëm dhe pa para, kur jam e  uritur di ku të gjej diçka për të ngrënë dhe ndonjë vend ku fle kur jam e lodhur: gjithçka që më nevojitet është këtu. Ylli i “Baywatch”, është parë në plazhin e Venecias, ku jeton si një endacake.Refuzoj ndihmën nga mikesha e saj Kristin Rosseti ,duke ju lutur që mos ta ndihmonte me idenë se “Jam e trishtuar, por nuk mund ta detyrosh dikë të pranojë ndihmën tënde sado që je mikja ime e hershme ”. Kohët e ndezjeve të fotografëve dhe tapeteve të kuq kanë kaluar prej kohësh,dhe se për të vlente me shumë dinjiteti sesa fama,ndershmëria sesa buzëqeshja e shtirur,dhe edukimin që kishte marrë nga nëna e saj,forcën vetbesimin dinjitetin dhe ndershmërinë,duke besuar se dhe një ditë do dilte nga varësia e drogërave si e metamfetaminës dhe Crystal methit.

Gazetar : Alfred Meminaj

Shperndaje