Duke shfaqur pothuajse të gjitha sjelljet ndërvepruese dhe aftësitë njerëzore, të tilla si gjestet në formë zemre, mbyllja e syve me kuptim për audiencën, përgatitja e vakteve, madje edhe demonstrimi i aftësive të kaligrafisë, 27 robotë të ndryshëm humanoidë tërheqin interesin e vizitorëve në Konferencën Botërore të Robotëve 2024 (WRC 2024), mbajtur në Pekin. Në periudhën e fundit kompanitë që kanë një pozicion lider në teknologji, por edhe në inovacion, konkurrojnë në mënyrë dinamike në fushën e prodhimit të robotëve humanoidë, duke përshpejtuar rrjedhën e zhvillimeve dhe arritjeve teknologjike.