Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në hapjen e garës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, theksoi se ky projekt do të hapë një faqe të re për Shqipërinë. Ai tha se porti i vjetër në mes të qytetit ishte një plagë mjedisore. “Projektet e mëdha nisin kur fillon i gjithë procesi i mbledhjes së të dhënave i krijimit të grupit të nevojshëm i ekspertëve, i projektimit. Është një histori shumë më e gjatë se sa dëshira dhe limitet. Nuk është ndër virtytet e shqiptarit dhe një nga mallrat më të radhë. Shqiptarët kanë jetuar nën zgjedha që kanë ardhur si rezultat i të të tjerëve për ta. Për herë të parë shqiptarët në këto 30 e kusur vite jetojnë me zgjedhjen e tyre. Nga momenti i asaj zgjedhje, deri te zgjidhjet është një histori më vete. E shkuara është njësoj si porti i Durrësit në mes të qytetit. Porti është një plagë mjedisore, një plagë fizike. Largimi i portit të Durrësit nga qendra e qytetit dhe vendosja e tij këtu me një tipologji me përmasa të reja, është hapja e një kapitulli të ri në historinë tonë kombëtare. Ky projekt ka një garanci shumë të madhe. Garancinë e një prej kompanive më të shkëlqyera që ka bota. Është një kompani e krijuar në vitin 1881 nga dy gentëlmen holandez që kanë bashkuar emrat e tyre në emrin Royal Haskoning.”, tha Rama.