“Po i shërben Edi Ramës”. Me këto akuza i janë drejtuar Flutura Açkës, deputetët e PD-së, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi sot në Komisionin e Medias.
Teksa kryetarja e komisionit, Açka iu kërkoi që të dilnin nga salla dhe të vijonin punimet, Bardhi i ka fikur mikrofonin dhe më pas dikush pas tyre i ka tërhequr atë duke e hedhur me forcë. Pas këtij episodi, Açka njoftoi gazetarët teksa ishte live se do të mbante një konferencë urgjente për mediat.
DEBATI
Bardhi: Ngri zërin për të drejtat e opozitës
Açka: Ulu
Bardhi: Jo nuk ulem, pa u plotësuar të drejtat e opozitës.