Rama kalon në filtër punën e ministrave, nesër takim informal në Lezhë,...

Rama kalon në filtër punën e ministrave, nesër takim informal në Lezhë, ja çfarë pritet të ndodhë

218
0

Ditën e nesërme qeveria do të zhvillojë një mbledhje informale dy ditore në Lezhë.

 

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për News 24 se mbledhja do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe se në të do të kalohet në filtër puna e çdo ministrie për vitin 2024 dhe do të adresohen sfidat për 2024, vit ky i rëndësishëm pasi paraprin një vit elektoral siç është 2025. “Ditën e nesërme qeveria do të tërhiqet për një mbledhje informale në Lezhe, ku do të analizohet puna e çdo ministrie lidhur me angazhimet e vitit të kaluar. Do të kalohet në filtër puna e ministrave. Mbledhja do drejtohet nga kryeministri Rama, ndërkohë që pritet të flitet edhe në lidhje me sfidat që qeveria do të përballet në 2024, vit ky i rëndësishëm, përderisa paraprin 2025, një vit zgjedhjesh parlamentare. Në mbledhje do të marrë pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS Bledi Çuçi”, ka raportuar ai.