“The Travel off Path”: Shqipëria, mes pesë destinacioneve europiane më të lira

“The Travel off Path”: Shqipëria, mes pesë destinacioneve europiane më të lira

223
0

Për të gjithë ata që planifikojnë këtë vjeshtë një udhëtim miqësor për portofolin, është e rëndësishme të dinë se cilat destinacione ofrojnë opsione akomodimi që i përshtaten të tyre të shpenzimeve, thotë “The Travel off Path”.

Udhëtarët që presin me padurim të vizitojnë atraksionet europiane do të kënaqen kur të shohin renditjen më të re të destinacioneve me tarifat më të lira për momentin, vazhdon shkrimi.Shqipëria aty, renditet mes pesë destinacioneve kryesore europiane, që ofrojnë shërbime për turistët me çmimet më të lira të Airbnb për momentin.Ky vend ka fituar së fundi një interes të madh në skenën e turizmit ndërkombëtar falë kulturës së saj të pasur, rivierës mahnitëse dhe çmimeve të arsyeshme, theksohet në shkrim, ku shpjegohet se në përgjithësi, në hotele kostoja për një natë shkon në mesatarisht 60 euro (~ 64 dollarë), edhe pse vlen të theksohet sipas The Travel Path se zonat turistike më të preferuara, kostoja mund të jetë ca mbi mesataren dhe çmimet mund të ndryshojnë shumë midis qyteteve dhe rajoneve.Këshilla që u jepet udhëtarëve të cilët planifikojnë një vizitë këtu, është të ndjekin qiratë afatshkurtra. Vendi ynë po kthehet gjithmonë e më shumë në një pikë të nxehtë turistike, duke marrë etiketime si Kroacia e Re, Maldivet e Europës, Karaibet e Europës apo Greqia e ardhshme.

“Toka e Shqiponjave” është shpërndarë kudo në rrjetet sociale kohët e fundit, me lëvdata nga mjaft blogerë për plazhet me rërë, zhytjet në ujerat e paeksploruara dhe festivalet e saj.

Shperndaje