“Vuri bast gruan për fitoren e Argjentinës dhe…”, veprimi i pazakontë e...

“Vuri bast gruan për fitoren e Argjentinës dhe…”, veprimi i pazakontë e shqiptarit futet në historinë e kampionatit Botëror

359
0

Pavarësisht se Shqipëria nuk merr pjesë  në kampionatin botëror të futbollit që fillon të dielën në Katar, një shqiptar është bërë protagonist jo për prezencë, por për historinë e tij “dramatike” të cilën e ka rrëfyer shkrimtari argjentinas Luciano Wernicke.

 

Në librin e tij të publikuar së fundmi dhe i titulluar  “Tregime të pabesueshme të Kupës së Botës”, shkrimtari thekson se gjatë Botërorit të 1994 që u zhvillua në SHBA, shqiptari hyri në një dyqan bastesh dhe vuri gruan bast për fitoren e Argjentinës.

 

Guximi i i tij nuk përfundoi ashtu siç dëshironte. Sipas shkrimtarit, shqiptari humbi jo vetëm bastin, por dhe gruan e tij.

 

“Një shqiptar hyri në një dyqan bastesh dhe vuri bast gruan e tij në një fitore të Argjentinës kundër Bullgarisë. Shqiptari humbi bastin, pasi Argjentina u mposht me rezultatin 2 me 0, si rrjedhojë ai humbi edhe gruan”, tregoi ai për Reuters.