Studimi: Ky grup gjaku është më rezistues ndaj të gjitha sëmundjeve

Studimi: Ky grup gjaku është më rezistues ndaj të gjitha sëmundjeve

575
0

Një studim i fundit ksa treguar se grupi i gjakut mund të ndikojë në shëndetin e përgjithshëm të një personi.Sipas hulumtimeve, u zbulua se grupi i gjakut që dominon të tjerët është pikërisht grupi zero i gjakut.

 

Është vërtetuar se njerëzit me grup gjaku zero kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare si goditje në tru dhe sulm në zemër, se ata kanë më pak gjasa se grupet e tjera të gjakut të kenë probleme me kujtesën dhe se ata kanë më pak gjasa të preken nga disa lloje të kancerit, të tilla si kanceri i pankreasit dhe kanceri i stomakut.

 

Për shkak se organizmi është më rezistent ndaj sëmundjeve, njerëzit me grup gjaku zero jetojnë më gjatë.

 

Një nga arsyet e gjetura deri më tani pse grupi zero i gjakut është më i shëndetshmi është se gjaku i këtij grupi përmban më pak molekula që mund të shkaktojnë mpiksjen e gjakut, dhe sulmet në zemër dhe goditjet në tru shkaktohen nga mpiksja e gjakut.

 

Për më tepër, ajo që është e mirë për zemrën është e mirë për trurin, kështu që shumë faktorë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare janë gjithashtu faktorë rreziku për sëmundjet mendore.