Inspektorati “bëri një sy qorr”/ Si u vu në pranga drejtuesja bukuroshe...

Inspektorati “bëri një sy qorr”/ Si u vu në pranga drejtuesja bukuroshe e IMT-së, lejoi ndërtimin pa leje të pallatit në hyrje të qytetit

374
0

Drejtuesja e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë përfundoi në prangat e Policisë nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

 

Romina Pulaj-arrestimi-drejtoresha-seksiRomina Pula u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Heshtja”, ndërsa në kërkim është shpallur pronari i një objekti 7-katësh i identifikuar si Pando Papuçi. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ‘Heshtja’, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja Romina Pulaj, 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7- katësh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës”, sqaroi Policia. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

 

NDËRTIMI

 

Biznesmeni Pando Papuçi po ndërtonte pallatin prej 7 katesh pa leje prej disa muajsh në hyrje të qytetit në një zonë të dukshme kodrinore dhe pavarësisht këtij fakti, IMT-ja vendore nuk ka ndërhyrë për të bllokuar punimet. Kjo ka bërë që organet përkatëse të nisin hetimet ndaj drejtueses së Inspektoratit dhe me urdhër të Prokurorisë, drejtuesja e këtij institucioni, është prangosur gjatë ditës së djeshme.

 

AKUZAT

 

Ndaj drejtueses së IMT-së ka pasur denoncime të shumta, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Hipotekën. Kështu, në muajin shtator të vitit 2021, Romina Pulaj dhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë u kallëzuan penalisht, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se favorizuan në mënyrë korruptive biznesmenin Lefter Lefteri, i cili dyshohet për veprime korruptive. Denoncuesit ishin Lulëzime dhe Niko Sula, pronarë të një shtëpie 2-katëshe, e cila u prek nga ndërtimi i një pallati disakatësh në zonë. Në muajin prill të vitit 2021, një tjetër denoncim u bë për kryeinspektoren e Ndërtimit pranë Bashkisë Sarandë, e cila dyshohej se ka “shpërdoruar detyrën”, duke lejuar një subjekt privat të ndërtojë disa kate shtesë mbi një godinë ekzistuese në qytetin e Sarandës. Sipas Policisë, Romina Pulaj nuk ka vepruar në kohë për parandalimin e ndërtimit pa leje. Sipas materialit hetimor të përcjellë nga Policia e Sarandës në Prokurorinë e këtij qyteti, thuhej se Zambak Beqiri dhe Trëndelina Beqiri, kanë konflikt me Kolë Nokun, ky i fundit administrator i shoqërisë “Noku 2008”.

 

DREJTIMI I HIPOTEKËS

 

Romina Pulaj u emërua në krye të Hipotekës së Sarandës në vitin 2019, pas ndarjes nga jeta të Armand Hysit, si pasojë e një ataku kardiak në zyrë. Emërimi në krye të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë, i Romina Pulajt erdhi pasi ajo kishte punuar prej disa vitesh si juriste në këtë institucion. Emërimin në këtë detyrë e konsideronte si një barrë për t’i shërbyer qytetit.