Motra e këngëtares së njohur, Mariah Carey, Alison është arrestuar për prostitucion në Neë York.
55 vjeçarja, Alison Carey është arrestuar nga Policia pas një operacioni të fshehtë teksa është raportuar se ajo ka punuar para një hoteli lokal të panjohur duke kërkuar para në këmbim të favoreve seksuale, transmeton Klan Kosova.
Shefi i policisë ka thënë se Alison pas arrestimit e ka identifikuar veten si motra e Mariah Carey.
Policia ka bërë të ditur poashtu se marketingu për favoret seksuale duke përdorur disa nga fjalët e këngës së njohur të këngëtares Carey, “Fantasy” në vitin 1995.
“Unë jam një grua e pashme që kërkon djem që dëshirojnë të argëtohen dhe të futen në botën e kënaqësisë që gratë tjera nuk mund të ja ofrojnë, me aftësinë që të lëviz botën për ju dhe ju të shihni yjet, është një fantazi e ëmbël i dashur, kur unë mbyll sytë dhe të shoh teksa vjen të më marrësh”, thuhet në një nga reklamat.
Një burim ka thënë për revistën People se Mariah kujdeset për tërë familjen dhe me siguri se kjo ngjarje e ka tronditur atë.