Bleonës i zbulojnë një sekret të madh…

Bleonës i zbulojnë një sekret të madh…

526
0

bleona-1_1471641614-5570492

Këngëtarja Bleona Qerreti, e cila prej vitesh jeton në Amerikë, ka bërë me dije se me Ganiun, ka pasur një martesë të gjatë. Me vite të tëra është përfolur për lidhjen e saj me ish-bashkëshortin Gani Bardha, por duket se kur fjala është për Bleonën, shumë fakte mbeten për t’u verifikuar.
Si me rastin e moshës, të cilën këngëtarja e modifikoi kudo ku mundi me qëllim karriere në Amerikë, tani vjen edhe zbulimi i gazetarëve të Klan Kosova. Në ciklin e dokumentarëve “E vërteta e fshehur e yjeve”, bëhet me dije një detaj ekskluziv nga burime të afërta, i pa thënë më parë. Bleona dhe Ganiu kanë qenë ligjërisht të martuar… për vetëm dy muaj!

“Gjatë kësaj periudhe, Bleona ka jetuar në Dallas por aspak e kënaqur është zhvendosur në Los Angeles duke mbajtur ndarjen pak a shumë sekret nga publiku mes tjerash për shkak të respektit të madh për njëri-tjetrin. Koha kur Ganiu vetëm se ishte shfaqur publikisht me të dashura të tjera, në 2014-tën paraqiti momentin kur publikisht u kuptua ndarja, që kishte ndodhur shumë më herët”, shkruan Prive.

Bleona i referohet me dashamirësi ish-­bashkëshortit të saj dhe ruan marrëdhënie të mira edhe me kunatën, Vera Bardhën. Ndërkaq, Gani Bardha është prej kohësh në marrëdhënie me një grua tjetër./Prive