Lamtumirë motit me diell, rikthehen reshjet e dëborës! Meterologia zbulon kur do...

Lamtumirë motit me diell, rikthehen reshjet e dëborës! Meterologia zbulon kur do të godasë i ftohti arktik

289
0

Kjo javë do të sjellë një ndryshim të kushteve atmosferike. Ditët me diell do të pasohen nga disa ditë vranësira dhe kthjellime të shkurtra. Meteorologia e MeteoAlb Lajda Porja thotë se në fundjavë vendi, por edhe pjesa tjetër e rajonit do të goditen nga i ftohti arktik me temperatura ekstremisht të ulëta.

 

“Ka nisur me vranësira të dendur kjo javë në territorin shqiptar duke bërë e gjithë java të jetë në ndikimin e altnernimeve dhe kthjellimeve të shkurtra dhe vranësira të dendura. Sa i përket vlerave termike zonat malore janë në -3 ose -4 gradë dhe maksimalet jo më shumë se 13 apo 14 gradë.

 

Pritet që fundjava të sjellë edhe motin e acartë si pasojë e motit arktik të godasë sërish rajonin duke bërë që të kemi temperaturat ekstremisht të ulëta dhe rikthim të reshjeve të dëborës në një pjesë të mirë të territorit shqiptar.

 

Vendet e rajonit deri të enjten do jenë në ndikimin e vranësirave të dendura. Ka pasur një rritje të temperaturave në krahasim me javën e shkuar. Edhe Kosova do të goditet nga i ftohti arktik. E njëjta situatë do të paraqitet edhe në Maqedoninë e Veriut. Kemi një javë të ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë e javës me një mot tipik të janarit dhe pjesa e dytë me një mot ekstremisht të ftohtë”, tha Porja.