La mbrëmë shtëpinë e ‘BBV’, zbulohet çfarë i tha Antonela Arjolës kur e takoi në fund

Mbrëmjen e djeshme, u largua nga shtëpia ‘’Big Brother Vip’’, Antonela, e cila trazoi mjaftueshëm ujërat. Votat e publikut vendosën që ajo të lërë përfundimisht lojën e “Big Brother VIP”, krahasuar me Meridianin dhe Ilirin.

Ajo takoi të gjithë banorët, mes tyre edhe Arjolën, të cilës i uroi thjesht fat “paç fat”. “Ishte eksperiencë shumë e bukur për mua pavarësisht të gjithave”, tha Antonela.

Ndërkohë, pak para se të largohej, ajo mori dhe një surprizë nga motra, e cila është shtatzënë. Antonela zbuloi publikisht gjininë e bebushit, duke treguar se do të bëhet teze e një nipi.

Kujtojme se Antonela hapi “Kutinë e Pandorës”,e  cila ka dy zarfa e cila përfshin një lajm të mirë dhe një jo i mirë. Lajmi i mirë ishte se kuptoi gjininë e fëmijës së motrës ndërsa lajmi jo i mirë ishte se do takohet me një nga personat jashtë “Big Brother”.

 

Ai ishte ish-konkurrenti i programit Përputhen, Atdhe Xheravina i cili erdhi për tu sqaruar lidhur me akuzën që Antonela i kishte bërë se Atdheu ka afirmitet me Arjola Demirin.

 

Ndërkohë, Atdheu e sqaroi këtë akuzë duke e quajtur shumë të ulët këtë gjë sepse ai e ka mike shumë të mirë banoren e “Big Brother”. “Ju po i bëni njëra-tjetrës dhunë psikologjike në vend që të qëndroni së bashku”, ndër tjera i tha Atdheu, Antonelës.

 

Ndërsa për Arjolën, Atdheu tha se i ka ndikuar keq se Antonela ka shtuar dyshimet për një afirmitet mes tij dhe Arjolës.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *