Moti/ Sinoptokania jep lajmin e ‘keq’: Përmirësimi do të jetë i përkohshëm,...

Moti/ Sinoptokania jep lajmin e ‘keq’: Përmirësimi do të jetë i përkohshëm, rikthehen reshjet e shiut duke nisur nga…

296
0

Ditët e para të muajit dhjetor do të jenë të ftohta, me reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta, si dhe reshje bore në zonat malore. Sinoptikania Lajda Porja zbuloi se sot pasdite pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të reshjeve, por fundjava do të jetë sërish me mot të keq.

E mërkura pritet të sjellë temperatura të ulëta, ndërsa fundjava, rikthen reshjet e borës dhe shiut në gjithë vendin. Zonat më të ngarkuara me reshje pritet të jenë në veri, por edhe Durrësi dhe Vlora mbeten të rrezikuara për përmbytje.

“Parashikohet që të kemi ndërprerje të reshjeve që sot pasdite. Dita e nesërme do jetë e ftohtë, por pa reshje. Përmirësimi është i përkohshëm, pasi të premten një tjetër sistem vranësirash do të pushtojë vendin, duke risjellë reshje shiu dhe bore. Pra fundjava do ketë reshje.

Reshje të dendura bore priten në zonën e Peshkopisë, Burrelit. Pak më ndryshe do jetë zona e jugut. Në Vlorë, do ketë shira, por më të pakët. Mund të ketë rrezik për përmbyjtje. Situata pritet që të jetë problematike të premten dhe në fundjave. Durrësi dhe Vlora janë qytetet më të rrezikuara.

Problematika do ketë në zonat malore, në verilindje dhe juglindje. Pritet të ketë reshje të shumta bore, sidomos të dielën. Nesër nuk do ketë reshje bore, por ngrica”, tha Porja.

Reshje të dendura shiu do të ketë edhe në Tiranë, veçanarisht të premten dhe të shtunën.

“Në Tiranë shirat do jenë prezent që të enjten vonë. Do ketë një sasi të konsiderueshme reshjesh në Tiranë, të premten dhe të shtunën. Epiqendra e vranësirës do jetë në veri, Shkodra dhe Lezha, kryesisht. Të gjitha reshjet e muajit kanë rënë vetëm gjatë fundjavës”, tha sinoptikania për  Top Neës.

Por sa do zgjasë moti i keq? Sipas Lajda Porjes, të paktën deri më 15 dhjetor do të kemi të njëjtën situatë.

“Deri më 15 dhjetor do kemi thuajse të njëjtën situatë. Deri më 15 dhjetor, situate nuk do të jetë shumë e favorshme”, theksoi ajo.