“Superkupa e Evropës” është e Chelseat, londinezët tregohen më të saktë te...

“Superkupa e Evropës” është e Chelseat, londinezët tregohen më të saktë te penalltitë dhe e nisin sezonin me “këmbë të mbarë”

444
0

Superkupa e Evropës i përket Chelseat. Londinezët mposhtën pas penalltive Villeralin dhe u bënë kështu, fituesit e titullit prestigjioz. Koha e rregullt, por edhe shtesa, përfundoi me rezultatin 1-1.

Ishin anglezët ata që kaluan të parët në epërsi. Në minutën e 27-ë, blutë arritën të realizonin një gol mjaft të bukur me Ziyechin. Ndërsa pas këtij episodi, blutë kishin mjaft mundësi për të dyfishuar, por edhe trefishuar epërsinë. Në pjesën e dytë Villeral mori situatën në dorë dhe po iu afronte golit.

Ajo erdhi në minutën e 52-ë, falë një goli të Gerard Morenos.

Pas golit të barazimit, skuadrat nuk rrezikuan dhe koha e rregullt u mbyll baras, duke e dërguar ndeshjen në kohën shtesë. Gjatë atyre minutave Chelsea kishte dy raste të mira shënimi, me Christian Pulisic në minutën e 100-të dhe Mason Mount në minutën e 108, por pa sukses.

Në fund ndeshja shkoi në penallti, ku më të saktë u treguan anglezët, nga të cilët gaboi vetëm Haverts.