Egzon Kryeziu ka ndërruar jetë në orët e mesnatës në Stamboll, ku po trajtohej pas aksidentit të rëndë.
Lajmin e bën të ditur babai i tij në një postim në Facebook. Pas 9 muajsh betejë me jetën, ai nuk mundi t’i përballojë më tepër plagët e marra nga një aksident i rëndë rrugor në 29 dhjetor të 2018-ës.
“Ju njoftoj me pikëlim te thellë se djali jonë Egzon Kryeziu sot në Stamboll ndërojë jetë pas 9 muaj luftimit me plagët të mara nga aksidenti i rëndë. I falenderojmë te gjithë të cilët kanë ndihmuar per tu sheruar. Per diten e varrimit ju njoftojmë me kohë. Familja Kryeziu”, shkruan Ramë Kryeziu në Facebook.
Vetëm pak ditë më parë, imami Elvis Naçi dha lajmin se ishin mbledhur paratë për kurimin e Egzonit në Turqi, por fatkeqësisht u pasua nga një lajm i trishtë.
.