“800 lekë çmimi i biletës është i papërballueshëm”, qytetarët e Tiranës mbi...

“800 lekë çmimi i biletës është i papërballueshëm”, qytetarët e Tiranës mbi 40 minuta në stacion duke pritur urbanin: Nuk kemi bukë për të ngrënë, këtë e ka bërë Edi Rama

310
0

Transporti publik është në kaos prej disa ditësh pasi Shoqata e Transportit vendosi që të përgjysmojë flotën e saj, pasi nuk mu plotësuan kërkesat që kishin parashtruar.

Ata ditën e djeshme paralajmëruan se do të rrisnin çmimin e biletës, duke e çuar në 80 lekë të reja, që pritet të rëndojë së tepërmi xhepat e qytetarëve.

Këta të fundit ditën e sotmë kanë qëndruar mbi 30 minuta e deri në 1 orë teksa presin urabanët. Për mikrofonin e Faxnews ata janë shprehur se rritja e çmimit të biletës është e papërballueshme për ta, teksa i bëjnë thirrje qeverisë që të shikojnë edhe njëherë dhe ti japin zgjidhje.

Kostoja më e lartë bie mbi pensionistët të cilët sic janë shprehur për Faxnews nuk i kanë mundësitë për të përballuar dyfishimin e biletës.

“Gati 40 minuta, për Paskuqan. Sot vi nga Peshkopia. Rritja është shumë pak, 8 mijë ta bëjnë, ne pensionistat i përballojmë, minimum 400 mijë vota prej neve i merr ai i gjati”– u shpreh një pensionist teksa foli me ironi për rritjen e çmimit të biletës.

“Jo nuk e përballojmë dot Edi Rama e di, jo disa ditë kemi 1 orë që presim, vetëm disa dite, këtë e ka bërë Edi Rama, se vjedh vete, ne bukë me honger s’kemi. Rritjen e biletës se përballojmë dot”– u shpreh një qytetar tjetër.

 

“Ka qenë në vazhdimësi, linja e Traktorit, vajtëm një orë aty e s’leviznim dot, ishim për punë. Duhet zgjidhur ky problem, është shumë problematike.

 

Absolutisht e papërballueshme, rëndon qytetarët se të ardhurat janë shumë të ulëta, mendoj se duhet ta shikojnë me përparësi që të mos rëndojnë qytetarët, bashkia neglizhon dhe i bie shkurt, ekonomia është e dobët”– u shpreh një qytetare.