Lajme

‘8 gota ujë në ditë’ nuk mjaftojnë, mësoni sasinë e vërtetë që duhet të pini çdo ditë

By vizional

November 07, 2020

Ndoshta je pajtuar në heshtje me pyetjen sapo ke lexuar titullin: “Po, duhet të pish 8 gota ujë në ditë. Diskutim i mbyllur.” Kjo është ajo që prindërit, mësuesit, specialistët e kujdesit shëndetësor (të gjithë) na kanë thënë gjithë jetën. Është një thikë me dy presa në këtë pikë: 8 gota, 8 gota. Epo… e merr dot me mend? Kjo këshillë nuk është plotësisht e saktë.

 

Instituti i Mjekësisë, kohët e fundit ka rishikuar vërtetësinë e këtij sugjerimi të përditshëm, duke thënë se meshkujt duhet të pinë 15 gota në ditë, ndërsa femrat deri në 11 gota. Shumica prej jush tani, ndoshta janë duke menduar: një jetë kam, nuk mund të rri duke pirë 11 gota ujë në ditë. E pra, përsëri, puna bëhet edhe më e vështirë…

 

Sasia e ujit që mendohet se duhet pirë gjatë një dite nuk mund të zbatohet si një rregull i prerë për të gjithë njerëzit. E vërteta është që kjo mënyrë ndryshon në persona të ndryshëm. Në thelb, secili nga ne duhet të dëgjojë zërin e trupit… nëse je e etur, pi sa më shumë ujë.

 

Një mënyrë e thjeshtë për t’u siguruar që je duke pirë ujë mjaftueshëm është kontrolli i ngjyrës së urinës. Urina që tregon organizëm të shëndetshëm dhe një njeri të hidratuar duhet të ketë ngjyrën dhe nuancën e një limonade (mos mendo shumë për krahasimin). Nëse urina është me ngjyrë më të errët, atëherë duhet të pish sa më shumë ujë.