8 Dhjetori/ Rama poston foton e hershme: Vite të jashtëzakonshme në jetën...

8 Dhjetori/ Rama poston foton e hershme: Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë

314
0

Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh në 30 vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit. Rama ka postuar një foto të tij nga Lëvizja e Dhjetorit, duke thënë se ata ishin kohë të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë shqiptare.

 

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

 

30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale.

 

Bëhen plot 30 VJET sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës.

 

Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite😊