“70% e personave asimptomatike ndjejnë pasojat e Covidit pas 4 muajsh”, mjekja...

“70% e personave asimptomatike ndjejnë pasojat e Covidit pas 4 muajsh”, mjekja ngre alarmin: Cilat janë organet që do të preken nga sëmundja

433
0

Pandemia e koronavirusit ka prekur botën prej disa muajsh ndërsa dihet se disa persona e kalojnë pa shenja. Sonia Vilapol, një mjeke që ka punuar në Qendrën Mjekësore të Teksasit në Hjuston për më shumë se 2 vite thotë se 70% e personave të prekur që janë asimptomatike mund të ndjejnë pasoja pas 4 muajsh.

Në një deklaratë për “Antena 3”, sqaron se Covidi lë pasoja në tru dhe sistemin nervor. “Virusi mund të “pushtojë” trurin dhe të dëmtojë një pjesë që mbron mbaresat nervore. Për pasojë, ka pasur pacientë me Covid-19 që kanë zhvilluar sëmundje si Parkinsoni, skleroza apo edhe Alzheimer”, tha Vilapol.

Kujtojmë se para disa ditësh, Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH tregoi se Covidi ka shkaktuar pasoja të rënda në zemër, mushkëri, shëndet mendor dhe tru.

Ndërkohë që në të gjithë botën duket se po kthehet vala e dytë e sëmundjes për shkak të shifrave të larta që po raporothen cdo ditë, po punohet fort për të sjellë vaksinën që e mposht Covidin. Por për këtë periudhë, sugjerohet se e vetmja mbrojtje që të ndal nga infektimi është maska, distanca sociale dhe larja e duarve.