Ekonomi

7 gabime që ju pengojnë të bëheni i pasur

By vizional

July 26, 2017

Përpara se ju të adoptoni plotësisht një gjendje mendore të fokusuar tek pasuria, ju mund të keni nevojë që të hiqni dorë nga disa zakone të rrënjosura dhe nocione të paragjykuara që ju lënë prapa. “Nëse doni të bëheni menaxherë të suksesshëm të parave tuaja, së pari duhet të dini disa të vërteta të hidhura – shkruan Jonathan Clements, ish-gazetar i rubrikës së Financave Personale në “Wall Street Journal” në rubrikën “How To Think About Money.” Nëse doni të bëheni i pasur, më poshtë janë shtatë të vërteta që duhet t’i rimendoni…

 

1- Jeni të fokusuar vetëm në të ardhmen e afërt

 

Mendimi i kursimit dhe investimit të parave për 30 vjet shpesh kapërcehet nga ai se si të fitojmë para sot. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një telefon të ri, makinë, shtëpi – ka gjithnjë diçka më të rëndësishme që na duhet sot se sa të kursejmë para.

 

Në fakt, “për t’u bindur që ta shtyjmë blerjen për vetëm 12 muaj, dikush duhet të na ofrojë më shumë stimuj financiarë” – shkruan Clements.

 

Edhe ata që shohin përpara mund të bien në “grackën” e klimës politike dhe ekonomike.

 

Ne i japin rëndësi të madhe ditëve dhe javëve të ardhshme (në afat të shkurtër) por mendimi ynë nuk shkon vitin tjetër, për të mos folur pastaj për dhjetë vitet e ardhshme” – shpjegon Clements.

 

2- Ju e urreni humbjen

 

“Studimet thonë se dhimbja që ndiejmë nga humbjet është dy herë më e madhe se kënaqësia që marrim nga fitimet” – shkruan Clements.

 

Ky bllokim mendor mund t’ju drejtojë në mënyrë të pandërgjegjshme në marrjen e vendimeve për investime të varfra duke ju larguar rreziqeve që ia vlejnë. Njerëzit e urrejnë humbjen kaq shumë, ata bëjnë shumëçka për ta shmangur atë, por kjo është shpesh në të keqen e tyre.

 

3- Jeni shumë i sigurt

 

Në pjesën më të madhe, vetëbesimi është çelësi – por ka një limit. Clements thekson se “Ne nuk mund të jemi të gjithë mbi mesataren”. Kur bëhet fjalë për investime, për shkak të vetëbesimit, njerëzit ndërmarrin rreziqe për të cilat do të pendohen më vonë.

 

4- Ju racionalizoni vendimet e këqija

 

Gjatë jetës ju sigurisht që do të bëni gabime financiare. Kjo është e sigurt. Por ajo çfarë ka rëndësi është mënyra se si do t’ia nisni nga fillimi.

 

“Në vend që të kuptoni dhe më pas të korrigjoni një gabim, ju duhet ta shihni atë në mënyrë racionale.

 

Ndonjëherë mendimi se “mora një vendim të keq financiar” mund të bjerë ndesh me idenë se “jam i zgjuar në këtë punë” – shpjegon Clements. Por në vend që të bëni sikur nuk është një problem i madh, zgjidheni atë dhe ecni përpara”.

 

5- Ju i merrni vendimet financiare emocionalisht

 

“Ndërkohë që ne menaxhojmë financat tona, mund të këmbëngulim që synimi ynë është i dobishëm, dhe gjithçka duam është të fitojmë para. Por, në të vërtetë, shpesh ne marrim vendime për arsye emocionale dhe gjithë motivet e tjera mund të dëmtojnë synimin tonë”, – shpjegon Clements.

 

Nëse doni të bëheni i pasur, është e nevojshme të përdorni “lente objektive” kur merrni vendime financiare.

 

Ju mund “të ndiheni mirë kur investoni në një fond të përbashkët që blen kompani që kanë përgjegjësi sociale” ose “të entuziazmoheni nga fitimet e shpejta në bursa…” por asnjë nga këto motive nuk merr parasysh nëse këto zgjedhje do të shpërblehen në afat të gjatë.

 

6- Ju mbështeteni aty ku ndiheni më mirë

 

Clements thotë se ne shpesh i bazojmë vendimet tona mbi informacionet që kemi. Për shembull “rrëzimi i një aeroplani përbën lajm, kështu që ne kemi më shumë frikë të fluturojnë se sa kur udhëtojmë me makinë”.

 

E njëjta gjë mund të ndodhë me financat tona. “Ne dëgjojmë shumë mbi Warren Buffet, investitorin legjendar, dhe po ashtu për fituesit e lotarisë – duket se të fitosh lotarinë është shumë e mundshme (por në realitet nuk ndodh kështu).

 

Përpara se të merrni një vendim të rëndësishëm financiar, bëni disa kërkime dhe mbështetini zgjedhjet në fakte dhe statistika.

 

7- Ju mungon vetëkontrolli

 

Me kaq shumë mundësi për të shpenzuar, kursimi i parave është gjëja e fundit që ju doni të bëni. Por është e nevojshme të nisni të kurseni para (sa më shpejt të jetë e mundur) nëse doni të përfundoni i pasur. Mbani mend, pak disiplinë ju shpërblen në afat të gjatë. Dhe në fund të ditës, ju jeni i vetmi person përgjegjës për financat tuaja.

 

*Emmie Martin/ Burimi: CNBS