7 arsye të pazakonta që nxisin shfaqjen e puçrrave dhe pse kujdeseni...

7 arsye të pazakonta që nxisin shfaqjen e puçrrave dhe pse kujdeseni si asnjeri tjetër për fytyrën

276
0

Ndiqni një rutinë të rregullt e sërish ju dalin puçrra nga hiçi ? (Me rutinë të rregullt dermatologët nënkuptojnë ta lani fytyrën rregullisht, të bëni skrabe për të eliminuar qelizat e vdekura të lëkurës, e hidratoni e madje nuk harroni asnjëherë të vendosni krem me faktor mbrojtës) E vërteta e hidhur është se ka akoma shumë faktorë të tjerë që ndoshta ju nuk i dini, por ndikojnë në bllokimin e poreve dhe shfaqjen e akneve apo pikave të zeza atëherë kur nuk e prisni.

 

Megjithëse çdo lloj lëkure është e ndryshme, aknet shkaktohen kryesisht nga hormonet dhe mbiprodhimi i yndyrës. Bllokimi i folikulave të pushit të fytyrës mund të  çojë në shumimin e baktereve që janë përgjegjëse për një lloj tjetre aknesh.  Edhe pse gjenetika luan një rol të rëndësishëm në mënyrën sesi trupi juaj reagon ndaj hormoneve stimuluese të akneve, ekzistojnë disa faktorë të tjerë që mund të përkeqësojnë gjendjen. Më poshtë Living do të listojë disa nga arsyet më të pazakonta që ndikojnë në cilësinë e lëkurës suaj,

 

Nuk e ndërroni këllëfin e jastëkut të paktën një herë në javë

 

Po përdorni sasi të mëdha të kremrave kundër puçrrave. Këto produkte kanë tendencën ta thajnë lëkurën dhe në një gjendje të tillë qelizat e yndyrës mbiprodhojnë sebum.

 

Po përdorni skrabe shumë të forta. Më mirë zgjidhni një skrab kimik me acid glikolik që t’i trajtojë puçrrat së brendshmi.

 

Përdorni kremra që ju bllokojnë poret. Kërkoni gjithmonë për përshkrimin : Non Comodogenic

 

Po i bllokoni poret e fytyrës me produktet për flokët. Kini kujdes në dush që të mos e lani fytyrën me shampo

 

Një dietë e varfër në lëndë ushqyese për të cilat lëkura ka nevojë dhe ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave apo ushqimeve me kripë

 

Hiqni dorë nga zakoni i të pirit duhan

 

MJAFT e prekët fytyrën me dorë