658 të lënduar nga tërmeti, 62 qytetarë në spital, 8 në gjendje...

658 të lënduar nga tërmeti, 62 qytetarë në spital, 8 në gjendje të rëndë; Ministrja e Shëndetësisë bën bilancin

372
0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në orën 10.30 të mëngjesit të sotëm është ndalur në spitalin ushtarak ku ka folur për mediat për gjendjen shendësore të të paraqiturve në spital.

Ministrja Manastirliu tha se 8 prej të plagosurve të tërmetit janë në një gjendje më të rëndë, ndërkohë që për dy prej tyre, një djalë dhe një vajzë, po shihet epikriza dhe po flitet me mjekët italianë për ti dërguar në një ndihmë më të specializuar në Itali.

Deklarata e Manastirliut në spitalin Ushtarak:

8 janë në një gjendje të rëndë se të tjerët dhe janë në terapi intensive. Do vlerësohet në dinamikë gjendja e tyre. Jemi duke vlerësuar mundësinë që së bashku me partnerët italianë të kenë më mirë. Të vlerësohen epikrizat dhe parametrat e domosdoshëm. Në tërësi përgjatë gjithë ditës dje dhe orët e sotme janë trajtuar në gjithë spitalet 658 të lënduar, një pjesë e madhe e të cilëve kanë lënë spiutalet. Janë 62 prej tyre janë në spitalin e Traumës dhe të Durrësit.

Qëndra e kordinimit vijon të ketë misionet në banesë sipas kordinimit që kanë në territor. Janë 1700 thirrje përgjatë 28 orëve që janë kryer dhe 280 ekipe dhe misione. Ndërkohë që puna vazhdon sepse kemi planin e rimëkëmbjes dhe do ofrojmë shërbime shëndetësore dhe ato sociale në kampet e ngritura për një plan afatgjatë të stabilizimit. Ajo që po bëhet është një mbështetje tërësore e qytetarëve që janë në kampe për të dhënë kujdesin shendetësor dhe psikosocial kaq të rëndësishëm.