472
0

Ditën e djeshme u luajt derbi historik në Gjermani, ai midis Union Berlinit dhe Hertës së Berlinit. Pikërisht ky ishte derbi i parë i zhvilluar midis këtyre dy skuadrave.

Një gol i Polter në minutën e 90’, më anë të një penalltie, i dha një fitore historike Union Berlinit, e cila nuk do të harrohet asnjëherë nga tifozët e kësaj skuadre. Atmosfera në stadium ishte me të vërtetë elektrizuese, siç i ka hije një derbi, aq më tepër që ky mund të quhet edhe më shumë se një derbi.

Megjithatë ndeshja nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të  mundshme, teksa disa tifozë ultras të vendasve, janë futur në fushë, me qëllimin  për të shkuar në drejtim të kundërshtarëve. Në rast se ata do t’ia dilnin të shkonin te tifozët kundërshtarë, atëherë mund të kishim një sherr shumë të madh.unionii

Ata që e kanë ndaluar këtë kanë qenë pikërisht lojtarët vendas, të cilët iu kanë dalë para tifozëve dhe i kanë ndaluar duke i kthyer pas.

Shperndaje