6 ngjyrat e vjeshtës që çdo vajzë fashion do t’i ketë patjetër

6 ngjyrat e vjeshtës që çdo vajzë fashion do t’i ketë patjetër

382
0

Pasarelat e modës për vjeshtën ‘17 nuk na prezantuan vetëm tendencat që do të veshim këtë sezon, por njëkohësisht edhe një vjeshtë plot ngjyra. Nëse nuk i mbani mend, mos u shqetësoni, sepse gjithçka më poshtë është reduktuar në gjashtë nuanca, që çdo vajzë e modës i ka patjetër këtë vjeshtë.

Në krye të listës? E kuqja e gjakut dhe argjendi. Këto dy ngjyra u shfaqën në show-n e Victoria Beckham dhe Calvin Klein. Tendencat e ngjyrave, së shpejti do të vijnë edhe në vitrinat tuaja, por disa tashmë jua kanë propozuar ikonat e modës.Shikoni cilat ngjyra do të vazhdojnë të jenë tendencë gjatë kësaj vjeshte

E bardha

Ne e dimë që e bardha nuk del asnjëherë nga moda, por këtë sezon do ta shikoni më shumë të pranishme — sidomos në çizmet e shkurtra që kanë filluar të dominojnë në personazhe si Gigi Hadid dhe në shumë të tjera.

Pink

Gjatë verës, ne të gjithë e vumë re tendencën pink – përfshirë edhe Kate Middleton – dhe nuk do të largohet as në vjeshtë. Prisni dhe do ta shikoni pink në xhaketa dhe në peliçe.

E kuqe

Parashikimet që këpucët e kuqe do të ishin tendencë këtë vjeshtë nuk mbetën vetëm aty. E kuqja do të jetë në çdo veshje. I keni parë ikonat e preferuara të modës të dalin me të kuqe në çdo detaj? Nëse akoma nuk jeni gati për një guxim kaq të madh, nisni me një çantë apo me një palë këpucë. Pastaj nuk do të jeni në gjendje t’i rezistoni kësaj ngjyre.

Argjendi

Ngjyrat metalike po rikthehen këtë vjeshtë. Modelet nëpër pasarela nga stilistë si Brandon Maxwell, Michael Kors apo Prabal Gurung kanë veshur pantallona, fustane, pallto dhe çdo veshje tjetër që mund të ëndërroni. Ngjyrat e shkëlqimit janë tendencë dhe natyrisht, edhe për festat e fundvitit.

Neutralet

Camel, kaki ose bezhë. Pasarelat e mëdha të modës kanë shpërthyer edhe me veshjet neutrale, gjë që provoi se do të jenë të preferuara edhe për këtë sezon. Janë perfekte për t’u kombinuar. Nëse nuk preferoni ngjyrat e ndezura, shkoni te neutralet dhe frymëzohuni nga modelet e Phillip Lim dhe Marc Jacobs.

E gjelbër

Një pjesë e mirë e stilistëve tashmë i kanë hedhur në treg veshjet me nuancat e së gjelbrës dhe ngjyrës së ullirit, gjë që do të thotë se do të bëhen shumë popullore. Këtë sezon do të jenë vërtet dominuese.