6 mësimet që çdo nënë duhet t’u japë vajzave në të 20-at...

6 mësimet që çdo nënë duhet t’u japë vajzave në të 20-at e tyre; Gjërat që do kishin dashur vetë t’i bënin ndryshe

338
0

Siç thotë dhe kënga e Vaçe Zelës  “Sot jam 20 vjeç edhe jetë më thërret” të gjithëve u është dukur sikur në atë moshë kishin botën në duar. Energjikë, po pa shumë përvojë, njerëzit që tashmë janë në të 40-at e 50-at e tyre, do të donin t’i kishin bërë ca gjëra ndryshe në atë kohë. Nëse jeni në të 20-tat tuaja, mund të keni dëgjuar prindërit tuaj të flasin se sa shpejt jeni rritur, ose keni dëgjuar gjyshërit tuaj tek dëshirojnë të ishin dhe një herë në ato vite! Ne të gjithë marrim mësime të reja çdo vit që kalon, por gjithmonë ka disa mësime që dëshirojmë t’i kishim marrë pak më shpejt në udhëtimin tonë.

1. Dashuria për veten vjen e para

Në mënyrë që çdo marrëdhënie të jetë e suksesshme, së pari duhet të mësoni të dashuroni dhe pranoni veten. Merrni kohën që ju duhet për të gjetur veten dhe të kuptoni se kush dëshironi të jeni para se të kërkoni dikë tjetër për t’ju plotësuar.

2. Gjeni pasionin tuaj

Mos kini frikë të provoni gjëra të reja për të gjetur atë që ju bën të lumtur. Nëse nuk e keni gjetur ende, mënyra e vetme për ta zbuluar është të eksploroni dhe të provoni gjëra të reja. Ushqeni shpirtin tuaj me gjërat që doni.

3. Mjaft krahasuat veten me të tjerët

Ndaloni së krahasuari veten me të tjerët, qofshin ato vajza të njohura të ekranit, ato ‘populloret’ në shkollë apo në Instagram . Nuk keni nevojë të dukeni si ato, të flisni ose të veproni si ato ! Ti je unike. Dhe kjo është më se e mjaftueshme.

4. Harrojini pritshmëritë e shoqërisë

Mos bini pre e grackës së pritshmërive të shoqërisë.  Këto të fundit  nuk janë realiste dhe vetëm gërryejnë vetëbesimin e të rinjve.  Bëni një listë me gjërat që ju doni të arrini dhe punoni shumë për t’i arritur ato. Nëse shoqëria ju thotë se ëndrrat tuaja janë të parealizueshme, provojini të kundërtën.

5. Mos u frikësoni nga ndryshimi

Frika është përgjigjja jonë natyrore ndaj ndryshimit dhe mënyra e vetme për ta ndryshuar këtë gjë është  të zgjedhim ta përqafojmë. Pavarësisht nëse jeni duke lëvizur nga njëri qytet në tjetrin, duke dalë nga një marrëdhënie  toksike ose duke këkruar  një punë të re, ndryshimi mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për tu ndier i motivuar për të bërë përpara.

6. E fundit por jo më pak e rëndësishme mjaft u shqetësuat për mendimin e të tjerëve./Living/