6 këshilla të thjeshta për të mos u sëmurur këtë dimër

6 këshilla të thjeshta për të mos u sëmurur këtë dimër

277
0

Gripërat dhe virozat e dimrit shpesh na bëjnë të lëmë punën disa ditë ose të anulojmë planet për pushime dimërore. Parandalimi është metoda më e mirë për të stopuar hyrjen e baktereve dhe viruseve në trup. Qëndroni të shëndetshëm gjatë gjithë vitit me këto këshilla të thjeshta:

 

Higjenizuesi i duarve

 

Një higjenizues duarsh i vogël mund t’ju mbajë larg sëmundjeve në dimër. Shmangni higjenizuesit me triklosan (një kimikat antimikrobial që dëmton zemrën) dhe mbajini ata në çantë ose makinë për një dezinfektim të shpejtë të duarve.

 

Stresi

 

Personat e prekur nga stresi ose mendimet negative janë më të prirur ndaj sëmundjeve. Kur vuajmë nga lodhja mendore, imuniteti jonë ulet. Forcojeni sistemin tuaj imunitar me meditim, joga ose thjesht duke u relaksuar në divanin e shtëpisë. Mos harroni të merrni një ditë pushim të paktën njëherë në javë për të evituar mbilodhjen.

 

Qëndroni ngrohtë

 

Qëndroni sa më ngrohtë gjatë sezonit të ftohtë. I ngrohti mbron sistemin imunitar dhe pengon bakteret dhe viruset të depërtojnë përmes lëkurës. Shmangni veshjet prej materialesh me bazë kimikatesh. Zgjidhni veshje të pambukta dhe të ngrohta prej leshi.

 

Mbani pastërti

 

Lani duart shpesh dhe shmangni sapunët antibakterialë që përmbajnë triclosan. Përdorni sapunët e zakonshëm. Mësoni fëmijët të lajnë duart në mënyrë që të mos kontaminojnë lodrat ose ushqimet.

 

Mos harroni mëngjesin

 

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Njerëzit që hanë mëngjes rregullisht janë më pak të prirur të sëmuren dhe kanë më shumë energji gjatë ditës.

 

Probiotikët

 

Një stomak i fortë dhe bakteret e mira forcojnë sistemin imunitr. Ushqimet e pasura me probiotikë prandalojnë të ftohtin dhe gripin tek fëmijët. Sidomos fëmijët që kanë ves të fusin gjithçka në gojë.